Ogradice

Varri masiv në Ogradice u zbulua në 2003, rreth 20 kilometra nga qyteti i Vlasenicës në Bosnjën dhe Hercegovinën lindore. I shtrirë në kodra, në fund të një rruge shpesh të paarritshme dhe në një pyll të thellë, varri masiv mbetet i pashënuar.

Ekipet mjeko-ligjore identifikuan 155 trupa që u gjetën në vendin e varrit, shumica prej tyre viktima boshnjake të krimeve të kryera në zonën e Vlasenicës në vitin 1992 dhe 1993.

Sipas Institutit të Universitetit të Sarajevës për Hulumtimin e Krimeve kundër Njerëzimit dhe Ligjit Ndërkombëtar, një total prej 12 varresh masive janë gjetur në komunën e Vlasenicës të cilët përmbajnë viktima të dhunës nga viti 1992 dhe 1993. Një total prej 436 trupash u zbuluan në këto vende, 232 prej tyre në varrin në Ogradice.

Vrasjet, torturat dhe përdhunimet në Vlasenica ishin objekt i një prej çështjeve të para në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, ku Dragan Nikoliç, i cili komandonte kampin famëkeq të paraburgimit të Susicës në qytet, ishte i akuzuari i parë në vitin 1994.

Nikoliç u vetëdeklarua fajtor dhe u dënua me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit që përfshinim persekutim në baza politike, racore dhe fetare, vrasje, dhunë seksuale dhe tortura në Susica. Shumë nga viktimat e Susicës u gjetën në varrin masiv në Ogradice.

Sipas vendimit, Nikoliç, i njohur edhe me pseudonimin Jenki, i nënshtroi boshnjakët dhe të arrestuarit e tjerë joserbë ndaj vrasjeve, përdhunimeve dhe torturave dhe mori pjesë në krijimin dhe mbajtjen e një atmosfere terrori në kamp, ​​gjeti vendimi.

Nikoliçi goditi, shqelmoi dhe i rrahu të ndaluarit me armë si për shembull shkopinj druri, shufra hekuri, doreza sëpate, qyta pushke, doreza metali, shkopinj dhe tuba gome të mbushur brenda me plumb. Lëndimet e shkaktuara gjatë rrahjeve ndonjëherë ishin fatale.

Ai gjithashtu, personalisht, hoqi dhe lehtësoi largimin e grave që mbaheshin në hangarin ku ishin internuar, duke ditur se ato po merreshin për t’u përdhunuar ose abuzuar seksualisht. Ai i tha gjykatës së Kombeve të Bashkuara se “i vinte turp” për atë që kishte bërë.

Midis fundit të majit dhe tetorit 1992, rreth 8,000 civilë boshnjakë dhe jo-serbë të tjerë nga Vlasenica dhe fshatrat përreth ishin mbajtur në kampin e Susicës. Ndërtesa ishte tepër e mbipopulluar dhe kushtet e jetesës ishin të mjerueshme.

Të mbijetuarit dhe familjet e viktimave të Susicës organizojnë çdo vit një marshim përkujtimor nga fshati Turajlici drejt varreve masive në Ogradice dhe Debelo Brdo, marshim i cili përfundon para ish-kampit.

Laniste 1

Laniste 1 është një varr masiv parësor që gjendet në një zonë malore 14 kilometra nga qyteti i Kljucit në veriperëndim të Bosnjës dhe Hercegovinës. Procesi i zhvarrosjes filloi në vend në tetor 1996 dhe u gjetën eshtrat e 188 personave.

Një shpellë nëntokësore e quajtur Bezdan në vendin në Laniste u përdor për asgjësimin e trupave të viktimave të luftës pasi ata u vranë në korrik 1992. Shpella ndodhet pranë një rruge në një zonë të pyllëzuar dhe është mbi 20 metra nën tokë. Një shtëpizë malore afër shpellës ishte përdorur nga njësitë paraushtarake serbe si bazë që nga fillimi i vitit 1992.

Trupat nga Brigada e 17-të e Këmbësorisë së Lehtë e Ushtrisë Serbe të Bosnjës, të ndihmuar nga oficerët e policisë dhe rezervistët e policisë, sulmuan fshatin Biljani në komunën e Kljucit më 10 korrik 1992 dhe vranë më shumë se 200 burra, gra, fëmijë dhe të moshuar boshnjakë. Burrat gjithashtu u dërguan në një shkollë fillore në fshat, ku u burgosën dhe më pas u nxorën dhe u vranë. Një grup burrash fillimisht u torturuan dhe më pas u dërguan në Laniste, ku vazhduan vrasjet.

Trupat e boshnjakëve të vrarë nga Biljani u gjetën në katër varre masive përfshirë në Laniste 1, si dhe në disa varre më të vegjël që përmbajnë disa njerëz dhe në varre individuale. Shumica e varreve ndodheshin dhjetë kilometra ose më shumë larg Biljanit.

Viktima më e vjetër e gjetur në Laniste 1 ishte Beco Cehiç, 85 vjeç, dhe më e vogla ishte një foshnjë katër muajshe, Amila Dzaferagiç, e cila vdiq me biberon në dorë, në krahët e nënës së saj të vrarë. Trupat e 20 të miturve u zhvarrosën, shtatë prej tyre nën moshën dhjetë vjeç.

Provat e e vrasjeve të gjetura në Laniste 1 përfshinin gjurmë nga plumbat në pemët përreth ngjitur me shpellën nëntokësore në të cilën trupat e viktimave u hodhën më pas.

Vendndodhja e varrit masiv është shënuar me një pllakë përkujtimore dhe shpella nëntokësore është rrethuar dhe mbuluar, por është ende e pamundur të shohësh brenda saj dhe të përcaktosh se sa e thellë është ajo.

Gjykata shtetërore e Bosnjës dënoi Marko Samardzijan, komandant i Togës së Tretë të Batalionit Sanica me Brigadën e 17-të të Këmbësorisë së Lehtë të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, me shtatë vjet burg për krimet e kryera në zonën e Kljucit, përfshirë sulmin në Biljani. Ish-ushtari serb i Bosnjës Bosko Deviç u dënua me dhjetë vjet burg nga gjykata shtetërore e Bosnjës për krime në Kljuc, ndërsa çështja kundër një ish-ushtari tjetër serb të Bosnjës, Mladjen Kovaceviç, është në ngërç për shkak të problemeve të tij shëndetësore.

Gjykata shtetërore e Bosnjës dënoi gjithashtu ish-ushtarët serbë të Bosnjës Marko Adamoviç me 20 vjet burg dhe Bosko Lukiç me 12 vjet burg për pjesëmarrje në një ndërmarrje të përbashkët kriminale që synonte përndjekjen e popullatës joserbe në zonën e Kljucit gjatë verës së vitit 1992, përfshirë sulmi në Biljani.

Procedurat gjyqësore kundër disa të dyshuarve të tjerë janë pezulluar për shkak se ata kanë ndërruar jetë ose janë ende pezull për shkak se të dyshuarit nuk janë të disponueshëm për autoritetet gjyqësore.

 

 

Kevljani

Ekzistojnë një sërë varresh të viktimave të luftës në fshatin Kevljani, 15 kilometra nga qyteti i Prijedorit në Bosnjën dhe Hercegovinën veriperëndimore. Hetuesit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, GJPNJ, gjetën dhe zhvarrosën vendet e varreve nga 25 maji deri në 15 qershor 1999. Një nga varret u zbulua në një livadh pranë një xhamie të shkatërruar dhe një varreze myslimane.

Kevljani është pesë kilometra nga miniera e xeherorit të hekurit Omarska, e cila ishte vendi i një kampi ndalimi të drejtuar nga serbët e Bosnjës. Shumë njerëz që u mbajtën midis majit dhe gushtit 1992 në Omarska dhe në një kamp afër burgut të drejtuar nga serbët e Bosnjës në Keraterm, u raportuan të zhdukur.

Hetuesit vërtetuan se një nga vendet në të cilat ishin varrosur ish të ndaluarit e kampit Omarska që u zhdukën ishte Kevljani. Provat e gjetura në vend, të tilla si gjurmët e lëna nga ekskavatorët, treguan se varret ishin gërmuar përsëri në mënyrë që të rivarrosnin trupat diku tjetër.

Disa prej trupave ishin copëtuar kur u gërmuan, duke lënë pas pjesë eshtrash. Ekipi i zhvarrosjes zbuloi 72 trupa të plotë ose pothuajse të plotë në 15 varre të ndryshme. Analiza që ekspertët i bënë dheut dhe materialeve të ndërtimit konfirmoi një lidhje me kampin Omarska.

Sot vendi i varrit është shënuar me një pllakë përkujtimore para xhamisë, pranë minares së shkatërruar. Teksti në pllakë thotë: “Në këtë vend, u gjet një varr masiv me 146 trupa të viktimave të pafajshme. Dyqind metra më larg është Stari Kevljani, varri më i madh masiv i gjetur në Bosanska Krajina, me 456 viktima nga komuna e Prijedorit.”

Një dëshmitar në gjyqin e ish-liderit ushtarak serb të Bosnjës Ratko Mlladiç dëshmoi se në kampin Omarska ndodhnin çdo ditë tortura dhe vrasje. Deri në 6,000 njerëz u mbajtën në kamp ndërsa ai ishte i hapur për një periudhë tre mujore në 1992. Ekzekutimet masive filluan në fund të korrikut 1992. Të ndaluarit u detyruan të pastronin zonat ku u vranë njerëzit dhe të ngarkonin trupat e tyre nëpër kamionë që këta të fundit t’i largonin që aty.

Kampi u mbyll më 21 gusht 1992 pasi u vizitua nga gazetarë britanikë të cilët ekspozuan kushtet çnjerëzore dhe krimet e luftës në kamp. Të ndaluarit më pas u transferuan në kampe të tjera në zonë. Sipas Unionit Rajonal të Shoqatave të të Burgosurve nga Rajoni i Banja Lukës, rreth 700 persona të mbajtur në kampin Omarska vdiqën, megjithëse jo të gjithë u vranë brenda vetë kampit.

GJPNJ-ja ka dënuar 11 persona për kryerjen e krimeve në kampet e paraburgimit në zonën e Prijedorit dhe gjykata shtetërore e Bosnjës ka dënuar katër të tjerë. Zeljko Mejakiç, zyrtari i rangut më të lartë në kampin e paraburgimit Omarska, u dënua me 21 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Prijedori është zona me numrin më të madh të kriminelëve të luftës të dënuar në Bosnjë dhe Hercegovinë. Një total prej 37 serbësh të Bosnjës janë shpallur fajtorë për kryerjen e krimeve në zonë dhe janë dënuar me një total prej 617 vitesh burg. GJPNJ-ja e dënoi Milomir Stakiçin, presidentin e kohës së luftës të shtabit të krizës të komunës së Prijedorit të kontrolluar nga serbët, me 40 vjet burg, dënimi më i lartë për krime në Prijedor.

Slap 1

Një varr masiv u zbulua në vitin 2000 në brigjet e lumit Drina në fshatin Slap, katër kilometra nga qyteti i Zepës dhe 50 kilometra nga qyteti i Visegradit.

Një total prej 124 trupash dhe një pjesë trup u zbuluan aty. Këto u zhvarrosën në tetor 2000 nga Komisioni Boshnjak i Personave të Zhdukur dhe vendi u quajt Slap 1. Një varr i dytë, i quajtur Slap 2, u gjet disa kilometra përgjatë rrjedhës së lumit, ku ishin varrosur shtatë trupa të tjerë.

Informacionet në lidhje me vendndodhjen e varrit u dhanë nga një prej burrave lokalë boshnjakë që varrosi trupat, të cilët u morën nga lumi Drina pasi ata filluan të pluskonin përgjatë rrjedhës në drejtim të Visegradit.

Nga mesi i majit 1992 deri në 1995, banorët lokalë në Slap panë qindra trupa që pluskonin nëpër lum në drejtim të Vishegradit. Në mënyrë që të merrnin trupat, ata përdorën varka me rrema për t’i nxjerrë ata në breg të lumit. Një nga burrat vendas, Mevsud Poljo, i tregoi Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, GJPNJ, se ai varrosi më shumë se 150 trupa në bregun e lumit.

Para se të varrosnin trupat, vendasit do të kërkonin ndonjë dokument identifikimi dhe do të shkruanin përshkrimin e rrobave të viktimave dhe detaje të tjera. Kur filluan të zbulonin trupat, ata kontaktuan policinë lokale në qytetin Rogatica dhe një ekip mjeko-ligjor do të vinte dhe do të inspektonte trupat. Më vonë, ndërsa lufta përparonte, me linjat elektrike dhe telefonike që nuk funksiononin, nuk qe e mundur të informohej më policia. Trupat që u gjykua se ishin dekompozuar shumë që të mund të merreshin u lanë në lumë.

Autopsitë e kryera nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur konfirmuan se në shumicën e rasteve, shkaku i vdekjes ishin të shtënat me armë. Tetëdhjetë e shtatë për qind e trupave ishin burra boshnjakë dhe një përqindje më e vogël ishin gra. Shumica ishin të moshës midis 30 dhe 60 vjeç, por një viktimë ishte një fëmijë i cili ishte midis shtatë dhe 12 vjeç në kohën e vdekjes. Në një numër rastesh, bashkë me trupa u gjetën ligatura. Shumë prej trupave kishin trauma të forta – dëmtime të shkaktuara nga rrahjet para vdekjes.

Sot Slap 1 është shënuar me një pllakë përkujtimore e cila është vendosur nga komuniteti lokal.

Çdo vit në qershor, familjet e viktimave dhe shoqatat e personave të zhdukur përkujtojnë vrasjet e kohës së luftës të 3,000 njerëzve në zonën e Visegradit me një ceremoni në të cilën ata hedhin trëndafila në lumin Drina.

Nëntëmbëdhjetë njerëz janë dënuar deri më tani për kryerjen e krimeve të luftës në zonën e Visegradit nga GJPNJ-ja, gjykata shtetërore e Bosnjës dhe Gjykata Kantonale e Sarajevës. Nga këta 19 kriminelë lufte, nëntë u dënuan për përdhunim dhe abuzim seksual. Dymbëdhjetë të dyshuar të tjerë janë aktualisht në gjyq në gjykatën shtetërore të Bosnjës dhe pesë të tjerë në Gjykatën e Lartë të Beogradit në Serbi.

Ata që janë dënuar deri më tani kanë marrë gjithsej 246 vjet burg, ndërsa Milan Lukiç, i cili ishte kreu i Shqiponjave të Bardhë ose Avengers, një grup paraushtarak serb i Bosnjës, u dënua me burgim të përjetshëm nga GJPNJ-ja për pjesëmarrje në vrasjet dhe dëbimet e civilëve boshnjakë në Visegrad në vitin 1992 dhe 1993. Prokuroria boshnjake më pas e ka akuzuar Lukiçin për krime kundër pasagjerëve të rrëmbyer nga një tren në stacionin hekurudhor në Strpci në shkurt 1993 dhe më pas vrasjen e tyre.

Sipas Institutit Boshnjak për Personat e Zhdukur, 920 persona u zhdukën nga zona e Visegradit gjatë luftës dhe eshtrat e 445 prej tyre janë gjetur dhe identifikuar deri më tani.

Rruga Cancari 7

Rruga Cancari 7 (i njohur edhe si Kamenica 7) është një varr masiv dytësor, i ndodhur në fshatin Kamenica, 50 kilometra nga qyteti i Srebrenicës dhe rreth 13 kilometra nga qyteti i Zvornikut. Ka 13 varre masive dytësore në zonën e Kamenicës që përmbajnë eshtrat e viktimave të masakrave të korrikut 1995 Srebrenica.

Varri Rruga Cancari 7 u zhvarros në tetor 2002 nga Komisioni Federal i Bosnjës për Personat e Zhdukur, i monitoruar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, GJPNJ. U gjetën mbetjet mortore të 200 personave; 97 u identifikuan.

Analizat e ADN-së treguan lidhjet midis këtij varri dytësor dhe varrit parësor të trazuar në Kozluk. Sipas raportit mjeko-ligjor të GJPNJ-së mbi zhvarrosjet e lidhura me Srebrenicën, kjo do të thotë që pjesë të eshtrave të disa individëve u gjetën në varret në Kozluk dhe Rruga Cancari 7. Hetimi i GJPNJ-së gjithashtu tregoi lidhjet e ADN-së midis këtij vendi dhe katër varreve të tjerë në zonën e Kamenicës (Rruga Cancari 1, 2, 3 dhe 13). Kjo tregon se mbetjet mortore që u gërmuan nga varri masiv primar në Kozluk u transportuan në këto zona varre dytësore në Rrugën Cancari në Kamenica, 30 kilometra larg.

Varret në Kamenicë u zbuluan ose në oborret e shtëpive që u përkisnin boshnjakëve, ose në livadhet pranë rrugës. Rruga Cancari 7 është e vendosur në njërin prej këtyre oborreve, pranë një kryqëzimi dhe xhamisë lokale. Vendi është shënuar me një pllakë përkujtimore kushtuar viktimave të Srebrenicës. Vendasit në Kamenicë kanë shënuar disa prej varreve në zonë me pllaka përkujtimore që nderojnë viktimat e Srebrenicës, megjithëse disa ende mbeten të pashënuar.

Sipas raportit të GJPNJ-së mbi provat mjeko-ligjore dhe lidhjet e ADN-së, varri masiv parësor i Kozlukut, ku ishin varrosur disa nga viktimat e masakrës së Srebrenicës, përmbante gjithsej 825 individë.

Gjykimi i GJPNJ-së në gjyqin e Dragan Jokiç, Shefi i Inxhinierisë për Brigadën e Zvornikut dhe Vidoje Blagojeviç, komandant i Brigadës së Bratunacit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, tha se më ose rreth 15 ose 16 korrikut 1995, personeli ushtarak i Ushtrisë Serbe të Bosnjës, nën komandën dhe kontrollin e komandantëve Ratko Mlladiç, Radislav Krstiç dhe të tjerë, transportuan afërsisht 500 meshkuj boshnjakë në një vend të izoluar afër Kozlukut, i cili ishte brenda zonës së përgjegjësisë të Brigadës së Zvornikut. Ata më pas u ekzekutuan nga personeli ushtarak serb i Bosnjës. Më 16 korrik 1995 ose rreth kësaj date, personeli ushtarak nga Toga Inxhinierike e Brigadës së Zvornikut, përsëri e kontrolluar nga Mlladiç, Krstiç dhe të tjerë, i varrosën viktimat në një varr masiv në atë vend. Jokiç ndihmoi në planifikimin, monitorimin, organizimin dhe kryerjen e varrimeve.

Blagojeviç u dënua me 15 vjet burg për asistim dhe mbështetje në vrasjen dhe persekutimin e boshnjakëve, përfshirë ata që u ekzekutuan në Kozluk. Jokiç u dënua me nëntë vjet burg për vrasjet e boshnjakëve në vende ku përfshihej edhe Kozluku dhe për sigurimin e burimeve inxhinierike dhe personelit për të gërmuar varre për viktimat.

Dhoma gjyqësore e GJPNJ-së gjeti gjithashtu se Vujadin Popoviç, shefi i sigurimit me Korpusin Drina të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, ishte në dijeni të operacionit për të vrarë boshnjakët dhe e organizoi atë me Ljubisa Bearan, shefi i sigurimit në shtabin kryesor të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, dhe Drago Nikoliçin, një oficer sigurie me Brigadën e Zvornikut të Ushtrisë Serbe të Bosnjës. Popoviç ishte i pranishëm kur u kryen ekzekutimet në Kozluk, si dhe në një vend tjetër vrasjesh në Orahovac. Popoviç, Beara dhe Nikoliç u dënuan të gjithë nga GJPNJ-ja për përfshirje në gjenocidin e boshnjakëve nga Srebrenica.

Srecko Acimoviç, komandant i Batalionit të Dytë të Brigadës së Zvornikut të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, duke vepruar sipas urdhrave të marra nga komanda e Brigadës së Zvornikut, siguroi municione dhe dha urdhër për transportimin e të burgosurve në brigjet e lumit Drina në Kozluk, ku ata u vranë dhe u varrosën. Acimoviç u dënua nga gjykata shtetërore e Bosnjës me nëntë vjet burg për asistim në gjenocid.

Deri më tani, GJPNJ-ja dhe gjykatat vendore në Ballkan kanë dënuar gjithsej 47 persona me më shumë se 700 vjet burg, plus katër dënime me burgim të përjetshëm, për krimet e Srebrenicës.

Rruga Cancari 12

Rruga Cancari 12 është një varr masiv dytësor, i ndodhur në fshatin Kamenicë, 50 kilometra nga qyteti i Srebrenicës dhe rreth 13 kilometra nga qyteti i Zvornikut. Ka 13 varre masive dytësore në zonën e Kamenicës që përmbajnë eshtrat e viktimave të masakrave të korrikut 1995 nga forcat serbe të Bosnjës në Srebrenicë. Varri Rruga Cancari 12 u zhvarros në maj 1988 Nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi, GJPNJ. U gjetën mbetjet mortore të 174 personave. U identifikuan 149.

Analizat e ADN-së të kryera nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur treguan lidhjet midis këtij varri dytësor në Rrugën Cancari 11 dhe varrit parësor të trazuar në Branjevo. Sipas raportit mjeko-ligjor të GJPNJ-së mbi zhvarrosjet e lidhura me Srebrenicën, kjo do të thotë që pjesë të eshtrave të disa individëve u gjetën në varret në Branjevo dhe Rruga Cancari 12.

Hetimi i GJPNJ-së gjithashtu tregoi lidhjet e ADN-së midis varrit Rruga Cancari 12 dhe shtatë varreve të tjerë në të njëjtën zonë (Rruga Cancari 4, 5, 6, 8, 10, 11 dhe 11). Kjo tregon se si pjesë e një përpjekje për të mbuluar krimet e kryera nga forcat serbe të Bosnjës, mbetjet mortore që u gërmuan nga varri masiv parësor në Branjevo dhe u transportuan në fshatin Kamenicë, 45 km më larg. Varret e tjera të Rrugës Cancari janë lidhur nga analizat e kryera të ADN-së me një varr masiv parësor në Kozluk, ku u varrosën gjithashtu viktima të masakrave të Srebrenicës.

Sipas GJPNJ-së, varri masiv parësor në Baranjevo përmbante gjithsej 1,751 individë.

Varret në Kamenicë u zbuluan ose në oborret e shtëpive që u përkisnin boshnjakëve ose në livadhet pranë rrugës. Varri Rruga Cancari 11 ndodhet ngjitur me rrugën, në një livadh. Vendi mbetet i pashënuar. Megjithatë, vendasit në Kamenicë i kanë shënuar disa prej varreve në zonë me pllaka përkujtimore që nderojnë viktimat e Srebrenicës.

Raportet mjeko-ligjore dhe dëshmitë e dëshmitarëve në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, GJPNJ, përfshirë dëshmitë nga njerëzit që ishin pjesë e skuadrave vrasëse, konfirmuan se shumica e viktimave të gjetura në varrin në Branjevo u vranë në Qendrën Kulturore Pilica nga forcat serbe të Bosnjës në mes të korrikut 1995.

Më 16 korrik 1995, ushtarët në Fermën Ushtarake Branjevo u urdhëruan të shkonin rreth pesë kilometra në lindje të Qendrës Kulturore Pilica për të vrarë rreth 500 boshnjakë që po mbaheshin atje. Pjesa e brendshme e Qendrës Kulturore Pilica u përshkrua se kishte kufoma “të grumbulluar njëri mbi tjetrin, të shtrirë dhe të shpërndarë ngado” dhe trupat – dy prej të cilëve ishin femra – ishin të gjithë të veshur me rroba civile. Viktimat më pas u varrosën në Fermën Ushtarake Branjevo dhe më vonë u rivarrosën në varre masive dytësore, përfshirë ata në Rrugën Cancari.

Deri më tani, GJPNJ-ja dhe gjykatat vendore në Ballkan kanë dënuar gjithsej 47 persona me më shumë se 700 vjet burg, plus katër dënime me burgim të përjetshëm, për krimet e Srebrenicës.

Rruga Cancari 11

Rruga Cancari 11 është një varr masiv dytësor, i ndodhur në fshatin Kamenicë, 50 kilometra nga qyteti i Srebrenicës dhe rreth 13 kilometra nga qyteti i Zvornikut. Ka 13 varre masive dytësore në zonën e Kamenicës që përmbajnë eshtrat e viktimave të masakrave të korrikut 1995 nga forcat serbe të Bosnjës në Srebrenicë.

Varri Rruga Cancari 11 u zhvarros midis gushtit dhe shtatorit 2001 nga Komisioni Federal i Bosnjës për Personat e Zhdukur. U gjetën mbetjet mortore të 242 personave. U identifikuan 122.

Analizat e ADN-së të kryera nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur treguan lidhjet midis këtij varri dytësor në Rrugën Cancari 11 dhe varrit parësor të trazuar në Branjevo. Sipas raportit mjeko-ligjor të GJPNJ-së mbi zhvarrosjet e lidhura me Srebrenicën, kjo do të thotë që pjesë të eshtrave të disa individëve u gjetën në varret në Branjevo dhe Rruga Cancari 11.

Hetimi i GJPNJ-së gjithashtu tregoi lidhjet e ADN-së midis varrit Rruga Cancari 11 dhe shtatë varreve të tjerë në të njëjtën zonë (Rruga Cancari 4, 5, 6, 8, 10, 11 dhe 12). Kjo tregon se si pjesë e një përpjekje për të mbuluar krimet e kryera nga forcat serbe të Bosnjës, mbetjet mortore që u gërmuan nga varri masiv parësor në Branjevo dhe u transportuan në fshatin Kamenicë, 45 km më larg. Varret e tjera të Rrugës Cancari janë lidhur nga analizat e kryera të ADN-së me një varr masiv parësor në Kozluk, ku u varrosën gjithashtu viktima të masakrave të Srebrenicës.

Sipas GJPNJ-së, varri masiv parësor në Baranjevo përmbante gjithsej 1,751 individë.

Varret në Kamenicë u zbuluan ose në oborret e shtëpive që u përkisnin boshnjakëve ose në livadhet pranë rrugës. Varri Rruga Cancari 11 ndodhet ngjitur me rrugën, në një livadh. Vendi mbetet i pashënuar. Megjithatë, vendasit në Kamenicë i kanë shënuar disa prej varreve në zonë me pllaka përkujtimore që nderojnë viktimat e Srebrenicës.

Raportet mjeko-ligjore dhe dëshmitë e dëshmitarëve në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, GJPNJ, përfshirë dëshmitë nga njerëzit që ishin pjesë e skuadrave vrasëse, konfirmuan se shumica e viktimave të gjetura në varrin në Branjevo u vranë në Qendrën Kulturore Pilica nga forcat serbe të Bosnjës në mes të korrikut 1995.

Më 16 korrik 1995, ushtarët në Fermën Ushtarake Branjevo u urdhëruan të shkonin rreth pesë kilometra në lindje të Qendrës Kulturore Pilica për të vrarë rreth 500 boshnjakë që po mbaheshin atje. Pjesa e brendshme e Qendrës Kulturore Pilica u përshkrua se kishte kufoma “të grumbulluar njëri mbi tjetrin, të shtrirë dhe të shpërndarë ngado” dhe trupat – dy prej të cilëve ishin femra – ishin të gjithë të veshur me rroba civile. Viktimat më pas u varrosën në Fermën Ushtarake Branjevo dhe më vonë u rivarrosën në varre masive dytësore, përfshirë ata në Rrugën Cancari.

Deri më tani, GJPNJ-ja dhe gjykatat vendore në Ballkan kanë dënuar gjithsej 47 persona me më shumë se 700 vjet burg, plus katër dënime me burgim të përjetshëm, për krimet e Srebrenicës.

Rruga Cancari 10

Rruga Cancari 10 (i njohur edhe si Kamenica 10) është një varr masiv dytësor, i ndodhur në fshatin Kamenicë, 50 kilometra nga qyteti i Srebrenicës dhe rreth 13 kilometra nga qyteti i Zvornikut. Ka 13 varre masive dytësore në zonën e Kamenicës që përmbajnë eshtrat e viktimave të masakrave të korrikut 1995 nga forcat serbe të Bosnjës në Srebrenicë.

Varri masiv Rruga Cancari 10 u zhvarros midis qershorit dhe gushtit 2006 nga Komisioni Federal i Bosnjës për Personat e Zhdukur.  U gjetën mbetjet mortore të 1153 personave. U identifikuan 380 persona.

Ato treguan gjithashtu lidhjet midis këtij varri dytësor dhe varrit parësor të trazuar në Branjevo, ku viktimat se masakrave të Srebrenicës u varrosën. Sipas raportit mjeko-ligjor të GJPNJ-së mbi zhvarrosjet e lidhura me Srebrenicën, kjo do të thotë që pjesë të eshtrave të disa individëve u gjetën në varret në Kozluk dhe Rruga Cancari 10.

Hetimi i GJPNJ-së gjithashtu tregoi lidhjet e ADN-së midis varrit Rruga Cancari 10 dhe shtatë varreve të tjerë në të njëjtën zonë (Rruga Cancari 4, 5, 6, 8, 10, 11 dhe 12). Kjo tregon se si pjesë e një përpjekje për të mbuluar krimet e kryera nga forcat serbe të Bosnjës, mbetjet mortore që u gërmuan nga varri masiv parësor në Branjevo dhe u transportuan në fshatin Kamenicë, 45 km më lart. Varret e tjera të Rrugës Cancari janë lidhur nga analizat e kryera të ADN-së me një varr masiv parësor në Kozluk, ku u varrosën gjithashtu viktima të masakrave të Srebrenicës.

Sipas GJPNJ-së, varri masiv parësor në Baranjevo përmbante gjithsej 1,751 individë.

Varret në Kamenicë u zbuluan ose në oborret e shtëpive që u përkisnin boshnjakëve ose në livadhet pranë rrugës. Varri Rruga Cancari 10 ndodhet ngjitur me rrugën, në një livadh. Vendi mbetet i pashënuar. Megjithatë, vendasit në Kamenicë i kanë shënuar disa prej varreve në zonë me pllaka përkujtimore që nderojnë viktimat e Srebrenicës.

Raportet mjeko-ligjore dhe dëshmitë e dëshmitarëve në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, GJPNJ, përfshirë dëshmitë nga njerëzit që ishin pjesë e skuadrave vrasëse, konfirmuan se shumica e viktimave të gjetura në varrin në Branjevo u vranë në Qendrën Kulturore Pilica nga forcat serbe të Bosnjës në mes të korrikut 1995.

Më 16 korrik 1995, ushtarët në Fermën Ushtarake Branjevo u urdhëruan të shkonin rreth pesë kilometra në lindje të Qendrës Kulturore Pilica për të vrarë rreth 500 boshnjakë që po mbaheshin atje. Pjesa e brendshme e Qendrës Kulturore Pilica u përshkrua se kishte kufoma “të grumbulluar njëri mbi tjetrin, të shtrirë dhe të shpërndarë ngado” dhe trupat – dy prej të cilëve ishin femra – ishin të gjithë të veshur me rroba civile. Viktimat më pas u varrosën në Fermën Ushtarake Branjevo dhe më vonë u rivarrosën në varre masive dytësore, përfshirë ata në Rrugën Cancari.

Deri më tani, GJPNJ-ja dhe gjykatat vendore në Ballkan kanë dënuar gjithsej 47 persona me më shumë se 700 vjet burg, plus katër dënime me burgim të përjetshëm, për krimet e Srebrenicës.

Rruga Cancari 9

Rruga Cancari 9 (i njohur edhe si Kamenica 9) është një varr masiv dytësor, i ndodhur në fshatin Kamenica, 50 kilometra nga qyteti i Srebrenicës dhe rreth 13 kilometra nga qyteti i Zvornikut. Ka 13 varre masive dytësore në zonën e Kamenicës që përmbajnë eshtrat e viktimave të masakrave të korrikut 1995 Srebrenica.

Varri masiv Rruga Cancari 9 u zhvarros midis tetorit dhe nëntorit 2007 nga Komisioni Federal i Bosnjës për Personat e Zhdukur. U gjetën mbetjet mortore të 616 personave; 186 u identifikuan.

Analizat e ADN-së të kryera nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur treguan lidhjet midis këtij varri dytësor dhe varrit parësor të trazuar në Branjevo. Sipas raportit mjeko-ligjor të GJPNJ-së mbi zhvarrosjet e lidhura me Srebrenicën, kjo do të thotë që pjesë të eshtrave të disa individëve u gjetën në varret në Branjevo dhe Rruga Cancari 9.

Hetimi i GJPNJ-së gjithashtu tregoi lidhjet e ADN-së midis varrit Rruga Cancari 9 dhe shtatë varreve të tjerë në të njëjtën zonë (Rruga Cancari 4, 5, 6, 8, 10, 11 dhe 12). Kjo tregon se mbetjet mortore u gërmuan nga varri masiv parësor në Branjevo dhe u transportuan në Kamenica, 45 km më lart. Varret e tjera të Rrugës Cancari janë lidhur nga analizat e kryera të ADN-së me një varr masiv parësor në Kozluk.

Sipas GJPNJ-së, varri masiv parësor në Baranjevo përmbante gjithsej 1,751 individë.

Varret në Kamenicë u zbuluan ose në oborret e shtëpive që u përkisnin boshnjakëve ose në livadhet pranë rrugës. Rruga Cancari 9 ndodhet ngjitur me rrugën, në një livadh. Vendi mbetet i pashënuar. Megjithatë, vendasit në Kamenicë i kanë shënuar disa prej varreve në zonë me pllaka përkujtimore që nderojnë viktimat e Srebrenicës.

Raportet mjeko-ligjore dhe dëshmitë e dëshmitarëve në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, GJPNJ, përfshirë dëshmitë nga njerëzit që ishin pjesë e skuadrave vrasëse, konfirmuan se shumica e viktimave të gjetura në varrin në Branjevo u vranë në Qendrën Kulturore Pilica nga forcat serbe të Bosnjës në mes të korrikut 1995.

Më 16 korrik 1995, ushtarët në Fermën Ushtarake Branjevo u urdhëruan të shkonin rreth pesë kilometra në lindje të Qendrës Kulturore Pilica për të vrarë rreth 500 boshnjakë që po mbaheshin atje. Pjesa e brendshme e Qendrës Kulturore Pilica u përshkrua se kishte kufoma “të grumbulluar njëri mbi tjetrin, të shtrirë dhe të shpërndarë ngado” dhe trupat – dy prej të cilëve ishin femra – ishin të gjithë të veshur me rroba civile. Viktimat më pas u varrosën në Fermën Ushtarake Branjevo dhe më vonë u rivarrosën në varre masive dytësore, përfshirë ata në Rrugën Cancari.

Deri më tani, GJPNJ-ja dhe gjykatat vendore në Ballkan kanë dënuar gjithsej 47 persona me më shumë se 700 vjet burg, plus katër dënime me burgim të përjetshëm, për krimet e Srebrenicës.

Lazete 2

Lazete 2 (i njohur edhe si Orahovac 2) është një varr masiv primar, i vendosur afër Lazete 1, afër fshatit Orahovac, në veriperëndim të qytetit të Zvornikut. Lazete 2 u zhvarros pjesërisht nga një ekip i përbashkët nga zyra e prokurorit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Mjekët për të Drejtat e Njeriut midis 19 gushtit dhe 9 shtatorit 1996 dhe zhvarrosja përfundoi në 2000.

Analiza nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur tregoi se atje ishin varrosur 188 viktima lufte, të gjithë meshkuj, duke filluar nga 13 deri në 70 vjeç në kohën e vdekjes. Pjesa dërrmuese vdiq nga lëndimet me armë zjarri.

Njëzet e një individë të listuar si të zhdukur pasi forcat serbe të Bosnjës morën Srebrenicën u identifikuan gjatë zhvarrosjes së parë të varrit Lazete 2; të gjithë ishin burra boshnjakë. Dokumentet e identifikimit për katër burra të tjerë të renditur si të zhdukur pas rënies së Srebrenicës u zbuluan gjatë zhvarrosjeve në vend në vitin 2000. Në 1996, hetuesit zbuluan gjithashtu shirita të shumtë pëlhurash në një gropë në mjediset e shkollës Grbavcis. Rripat e bezeve nuk dallonin nga shiritat e përdorur për të lidhur sytë të zbuluar në gjatë zhvarrosjes së varrit Lazete 2.

Vendndodhja e varrit masiv tani është një livadh i pashënuar, pranë një fushe misri dhe një linje hekurudhore.

Burrat boshnjakë që ishin kapur nga një kolonë burrash që po largoheshin nga Srebrenica pasi ajo ra ose që ishin ndarë nga gratë dhe fëmijët në Potocari afër Srebrenicës u transportuan më 14 korrik 1995 në shkollën Grbavci në fshatin Orahovac. Analiza kriminalistike e mostrave të tokës/polenit, provave dhe pamjeve ajrore të datave të krijimit/trazimit, zbuluan më tej se trupat nga varret Lazete 1 dhe Lazete 2 u hoqën më vonë dhe u rivarrosën në varre dytësorë të quajtur Hodzici Road 3, 4 dhe 5 rreth dhjetë kilometra më larg.

Një dëshmitar i mbrojtur i GJPNJ-së i koduar me emrin PW 101, një ushtar i Ushtrisë Serbe të Bosnjës, kujton se në një moment gjatë ekzekutimit të një grupi burrash, një djalë që ai mendonte se ishte rreth pesë apo gjashtë vjeç, u ngrit nga grumbulli i trupave të pajetë dhe filloi të lëvizte drejt ushtarëve, duke thirrur babanë e tij. Djali ishte në gjendje shoku dhe i mbuluar me njolla gjaku dhe copëza indi njerëzor, dhe ushtarët ulën pushkët dhe ngrinë. Mbikëqyrësi i tyre iu kthye ushtarëve dhe i pyeti se çfarë po prisnin, duke u thënë që “t’i jepnin fund”. Ushtarët u përgjigjën se “nënkoloneli ose koloneli” kishte vetë armë dhe se ai duhet ta bënte vetë, sepse ata nuk mundeshin. “Nënkoloneli ose koloneli” më pas i urdhëroi ushtarët që ta merrnin djalin dhe ta kthenin përsëri me grupin tjetër të burrave që do të vriteshin. Megjithatë, djali në vend të kësaj u çua në një spital në Zvornik, ku ai mori trajtim mjekësor dhe përfundimisht mbijetoi.

Gjatë gjyqit të ish-shefit ushtarak serb të Bosnjës Ratko Mlladiç, një dëshmitar i mbrojtur i GJPNJ-së i koduar RM-313 tha se ai i mbijetoi vrasjeve të boshnjakëve të Srebrenicës, ku u vra edhe babai i tij, në Orahovac në korrik 1995 dhe se ai ishte shtatë vjeç në atë kohë.

GJPNJ-ja zbuloi se herët në pasditen e 14 korrikut 1995, personeli i Brigadës së Zvornikut të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, nën mbikëqyrjen e Drago Nikoliç dhe Milorad Trbiç transportoi burrat boshnjakë nga shkolla Grbavci në Orahovac në një fushë aty pranë, ku personeli, përfshirë anëtarët e Batalionit të Katërt të Brigadës së Zvornikut, i ekzekutuan ata bashkërisht me armë automatike.

Nikoliç shoqëroi kamionët për në dhe nga fusha e ekzekutimit në disa raste, ndërsa Trbiçekzekutoi personalisht disa nga viktimat në fushë. Afërsisht 1,000 boshnjakë u vranë. Më 14 dhe 15 korrik 1995, anëtarët e Togës Inxhinierike të Brigadës së Zvornikut përdorën makineri të rënda për të varrosur viktimat në varre masive në vendin e ekzekutimit.

Dhoma gjyqësore e GJPNJ-së e gjeti Radislav Krstiçin, zv/komandantin dhe Shefin e Shtabit të Korpusit Drina të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, fajtor për gjenocid – vendimi i saj i parë që përcakton se kundër boshnjakëve nga Srebrenica ishte kryer gjenocid. Ai u dënua me 46 vjet burg edhe pse dënimi u reduktua më pas në 35 vjet burg.

GJPNJ gjeti gjithashtu që Ljubisa Bearas, shefit të sigurimit të Shtabit Kryesor të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, iu kërkua që të organizonte, koordinonte dhe lehtësonte ndalimin, transportimin, ekzekutimin në grup dhe varrosjen e viktimave myslimane të vrara në Orahovac. Beara u ndihmua nga, ndër të tjerë, Vujadin Popoviç, Drago Nikoliç dhe Milorad Trbiç.

Beara, Popoviç, Nikoliç dhe Trbiç u gjet se kishin mbikëqyrur, lehtësuar dhe mbikëqyrur ekzekutimet në Orahovac dhe GJPNJ-ja i dënoi ata për gjenocid. Vidoje Blagojeviç, komandanti i Brigadës së Bratunacit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, u dënua me 15 vjet burg për asistim dhe nxitjen e vrasjes dhe persekutimit të boshnjakëve në zonën e Srebrenicës, si dhe asistimin dhe nxitjen e vrasjes së boshnjakëve në Bratunac. Dragan Jokiç, shefi i inxhinierisë së Brigadës së Zvornikut të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, u dënua me nëntë vjet burg për vrasjet e boshnjakëve në Orahovac, në Fermën Ushtarake Branjevo në Pilica dhe në Kozluk dhe për sigurimin e burimeve inxhinierike dhe personelit për të gërmuar varre masive për viktimat e ekzekutuara.

Vendimi përfundimtar në gjyqin e ish-shefit ushtarak serb të Bosnjës Ratko Mlladiç, i cili u dënua me burgim të përjetshëm në një vendim të shkallës së parë për gjenocidin e boshnjakëve nga Srebrenica, ndër krime të tjera, do të jepet në vitin 2021.