Bljeceva 1

Ky varr masiv dytësor gjendet në fshatin Вljeceva, rreth 11 kilometra nga qyteti i Srebrenicës. Tre varre masive u zbuluan në të njëjtën zonë nga Komisioni Federal i Bosnjës për Personat e Zhdukur; të gjitha janë varre masive dytësore.

Vendvarrimi ishte afërsisht 22 metra i gjatë, 4 metra i gjerë dhe 4 metra i thellë në skajin më të thellë. Nga varri u nxorën mbetjen mortore të 313 individëve dhe afërsisht 80 prej tyre ishin brenda qeseve të zeza për mbetje mortore të përdorura nga Armata Popullore Jugosllave. Të gjitha viktimat kishin veshje civile.

Një hetim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë arriti në përfundimin se Bljeceva 1 është një varr ‘i përzier’, që do të thotë se përmbante viktima të gjenocidit të Srebrenicës dhe persona që u vranë në 1992 në qytezën Bratunac. Dyzet e shtatë nga ata që u identifikuan u vranë në korrik 1995 dhe më shumë se 90 u vranë në 1992, tha GJPNJ-ja.

Mbetjet mortore që u gjetën, mostrat e ADN-së dhe provat e tjera, duke përfshirë mostrat e dheut dhe polenit, si dhe gëzhojat në varret masive dhe nga vendet e ekzekutimit, provuan lidhjen ndërmjet këtij varri masiv dytësor dhe varrit masiv parësor në Glogova dhe varreve dytësore në Zeleni Jadar.

Vendvarrimi është i shënuar me një pllakë përkujtimore dhe emrat e viktimave janë shënuar në një shtëpi që ndodhet pranë lokacionit.

Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur konfirmoi se disa prej mbetjeve mortore të gjetura në varrin masiv Bljeceva ishin viktimat e qëlluara për vdekje në një fermë në Kravica, ku më 13 korrik 1995, ushtarët serbë të Bosnjës ekzekutuan 1,313 burra boshnjakë nga Srebrenica. Armë automatike, bomba dore dhe armë të tjera u përdorën për të vrarë burrat brenda në depo.

Deri më tani, GJPNJ-ja dhe gjykatat vendore në Ballkan kanë dënuar gjithsej 47 persona me më shumë se 700 vjet burg, plus katër dënime me burgim të përjetshëm, për krimet në Srebrenicë.

Liplje 3

Ljiplje 3 është një varr masiv dytësor, që gjendet në fshatin Ljiplje, tetë kilometra në jugperëndim të qytetit të Zvornikut. Lokacioni u zhvarros në periudhën mes majit dhe qershorit 2007 nga Komisioni Federal i Bosnjës për Personat e Zhdukur, nën monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur. U gjetën mbetjet mortore të 57 personave.

Analiza e ADN-së gjeti lidhjet mes këtij vendvarrimi sekondar dhe një vendvarrimi parësor në Digën e Petkovcit. Një raport mjeko-ligjor nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (GJPNJ) mbi zhvarrimet në Srebrenicë tha se kjo do të thotë që mbetjet mortore të një individi u gjetën në të paktën dy varre të ndryshme. Hetimi gjithashtu gjeti lidhjet e ADN-së mes lokacionit dhe dy vendvarrimeve tjera në të njëjtën zonë. Kjo tregon se mbetjet që u gërmuan dhe u hoqën nga varri masiv parësor në Digën e Petkovcit u transportuan në Liplje, 20 kilometra larg.

Vendvarrimi gjendet në një livadh, ngjitur me rrugën e fshatit. Mbetet e pashënuar.

Më 14 korrik 1995, personeli i ushtrisë dhe policisë serbe të Bosnjës transportoi afërsisht 1,000 burra boshnjakë nga Srebrenica nga qendrat e ndalimit në dhe rreth qytezës Bratunac në një shkollë në Petkovci, dhjetë kilometra nga Zvorniku. Më 14 korrik 1995 dhe në orët e hershme të mëngjesit të 15 korrikut, trupat dhe policia serbe e Bosnjës sulmuan dhe pushkatuan burrat të cilët po mbaheshin në ndalim në shkollë.

Rreth 14 korrikut 1995 dhe në orët e hershme të mëngjesit të 15 korrikut, personeli nga Brigada e Zvornikut e Ushtrisë Serbe të Bosnjës, duke përfshirë shoferët dhe kamionët nga Batalioni i Gjashtë i Këmbësorisë, transportuan burrat boshnjakë të mbijetuar nga shkolla në Petkovci në një zonë poshtë Digës së Petkovcit. Ata më pas u ekzekutuan pa gjyq nga ushtarët dhe policia serbe e Bosnjës me armë automatike. Në mëngjesin e 15 korrikut, personeli nga Kompania e Xhenios e Brigadës së Zvornikut, duke punuar me individë dhe njësi të tjera, përdori ekskavatorë dhe pajisje të tjera të rënda për të varrosur viktimat ndërsa ekzekutimet vazhduan.

Një burrë që u fsheh nën trupat e pajetë për të shmangur ekzekutimin në digë, në gjyqin ndaj ish-gjeneralit të ushtrisë serbe të Bosnjës Ratko Mladic në GJPNJ, tha se kur ai u soll në Petkovci, fusha nën digë ishte “tashmë e mbuluar me trupa”. Dëshmitari, i cili dha dëshminë e tij me emrin e koduar RM-253, tha se ai ra përtokë posa ushtarët hapën zjarr ndaj grupit të tij dhe fshehu kokën nën këmbët e disa të burgosurve që tashmë kishin vdekur, duke shpresuar të mbijetonte.

Ndërsa RM-253 dhe një i mbijetuar tjetër ishin duke u fshehur, ata panë “një kamion i cili po mblidhte trupa dhe po i ngarkonte në një traktor, i cili më pas i transportoi larg nga fusha ku ishin vrarë”.

Deri më tani, GJPNJ-ja dhe gjykatat vendore në Ballkan kanë dënuar gjithsej 47 persona me më shumë se 700 vjet burg, plus katër dënime me burgim të përjetshëm, për krimet në Srebrenicë.

Rruga Hodzici 6

Rruga Hodzici 6 (e njohur edhe si Snagovo 1) është një nga shtatë varret masive dytësore të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë që gjendet në fshatin Hodzici, rreth 17 kilometra në veriperëndim të qytetit të Zvornikut. Atje u zhvarrosën mbetjet mortore të gjithsej 70 individëve.

Lokacioni Rruga Hodzici 6 u zhvarros në 2004 nga Komisioni Federal i Bosnjës për Personat e Zhdukur, nën monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur. Vendvarrimi mbetet i pashënuar, në një livadh prapa shtëpive të fshatit dhe pranë një vargu pishash.

Analiza e ADN-së e kryer nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur gjeti lidhje mes këtij vendvarrimi dytësor dhe vendvarrimit parësor Lazete 2 (i njohur gjithashtu si Orahovac 2). Sipas raportit mjeko-ligjor të GJPNJ-së mbi zhvarrimet në Srebrenicë, kjo do të thotë që mbetjet mortore të një individi u gjetën në të paktën dy varre të ndryshme. Hetimi gjeti 12 raste të lidhjes së ADN-së mes Lazete 2 dhe Rrugës Hodzici 6. Kjo tregon se mbetjet mortore u gërmuan nga varri masiv parësor Lazete 2 dhe u transferuan në Rrugën Hodzici, rreth 10 kilometra larg.

Analiza kriminalistike e mostrave të dheut/polenit, provat dhe imazhet ajrore të datave të krijimit/trazimit, zbuluan më tej se trupat nga varret masive parësore Lazete 1 dhe Lazete 2 u gërmuan dhe u rivarrosën në varret dytësore në Hodzici.

Aktgjykimet e GJPNJ-së gjetën se burrat boshnjakë të robëruar në Srebrenicë u transportuan më 14 korrik 1995 në një shkollë në fshatin Orahovac. Në pasditen e hershme, personeli i Brigadës së Zvornikut të Ushtrisë Serbe të Bosnjës nën mbikëqyrjen e Drago Nikolic, oficer i sigurisë në Brigadën e Zvornikut të Ushtrisë Serbe të Bosnjës dhe Milorad Trbic, ndihmës komandant i sigurisë në Brigadën e Zvornikut, më pas transportuan robërit në një fushë afër , ku personeli, duke përfshirë pjesëtarët e Batalionit të 4-të të Brigadës së Zvornikut, i ekzekutoi ata me armë automatike.

Në aktgjykimet e ndërlidhura, GJPNJ-ja gjeti Radislav Krstic-in, zëvendës komandant dhe shef i Shtabit të Korpusit të Drinës të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, fajtor për gjenocid ndaj Boshnjakëve nga Srebrenica – vendim ky i parë i GJPNJ-së që përcakton se masakrat e Srebrenicës përbënin gjenocid. Krstic u dënua me 46 vjet burg, megjithëse dënimi u shkurtua më pas në 35 vjet.

GJPNJ-ja gjeti gjithashtu që Ljubisa Beara-s, shef i sigurisë i Shtabit Kryesor të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, i ishte thënë të organizonte, të koordinonte dhe të lehtësonte ndalimin, transportimin, ekzekutimin pa gjykim dhe varrimin e viktimave boshnjake të vrara në Orahovac. Beara u ndihmua nga, ndër të tjerë, Vujadin Popovic, shef i sigurisë i Korpusit të Drinës të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, si dhe nga Nikolic dhe Trbic.

U gjet se Beara, Popovic, Nikolic dhe Trbic kishin kontrolluar, lehtësuar dhe mbikëqyrur ekzekutimet në Orahovac dhe GJPNJ-ja i dënoi ata për gjenocid. Vidoje Blagojevic, komandant i Brigadës së Bratunacit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, u dënua me 15 vjet burg për ndihmën dhe lejimin e vrasjes dhe persekutimit të boshnjakëve në zonën e Srebrenicës, si dhe për ndihmën dhe lejimin e vrasjes së boshnjakëve në Bratunac. Dragan Jokic, shefi i xhenios së Brigadës së Zvornikut të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, u dënua me nëntë vjet burg për vrasjet e boshnjakëve në Orahovac, në Fermën Ushtarake të Branjevës në Pilica dhe në Kozluk dhe për ofrimin e burimeve të xhenios dhe personelit për gërmimin e varreve masive për viktimat e ekzekutuara.

Sipas Institutit Federal për Personat e Zhdukur në Bosnjë dhe Hercegovinë, mbetjet mortore të 818 boshnjakëve nga Srebrenica u zbuluan në shtatë vendvarrime dytësore në Rrugën Hodzici.

Rruga Hodzici 5

Rruga Hodzici 5 është një varr masiv dytësor, që gjendet në fshatin Hodzici, rreth 17 kilometra në veriperëndim të qytetit të Zvornikut. Në këtë zonë gjenden shtatë varre masive të ditura, që të gjitha lokacione dytësore. Gjithsej 55 mbetje mortore janë zhvarrosur në oborrin e një prej shtëpive lokale.

Lokacioni Rruga Hodzici 5 u zhvarros në 1998 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (GJPNJ) së bashku me lokacionet Rruga Hodzici 3 dhe 4.

Analiza e ADN-së e kryer nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur gjeti lidhje mes këtij vendvarrimi dytësor dhe vendvarrimit parësor Lazete 1 (i njohur gjithashtu si Orahovac 1). Sipas raportit mjeko-ligjor të GJPNJ-së mbi zhvarrimet në Srebrenicë, kjo të thotë që mbetjet mortore të një individi u gjetën në të paktën dy varre të ndryshme. Hetimi i GJPNJ-së gjeti se kishte 12 lidhje ADN-je mes Lazete 1 dhe Rrugës Hodzici 5. Kjo tregon se mbetjet mortore u gërmuan nga varri masiv parësor Lazete 1 dhe u transferuan në Rrugën Hodzici, rreth 10 kilometra larg.

Analiza kriminalistike e mostrave të dheut/polenit, provat dhe imazhet ajrore të datave të krijimit/trazimit, zbuluan më tej se trupat nga varret masive parësore Lazete 1 dhe Lazete 2 u gërmuan dhe u rivarrosën në varret dytësore në Hodzici.

Vendvarrimi i Rrugës Hodzici mbetet i pashënuar, në oborrin privat të një prej shtëpive të fshatit.

Aktgjykimet e GJPNJ-së gjetën se burrat boshnjakë të robëruar në Srebrenicë u transportuan më 14 korrik 1995 në një shkollë në fshatin Orahovac. Në pasditen e hershme, personeli i Brigadës së Zvornikut të Ushtrisë Serbe të Bosnjës nën mbikëqyrjen e Drago Nikolic, oficer i sigurisë në Brigadën e Zvornikut të Ushtrisë Serbe të Bosnjës dhe Milorad Trbic, ndihmës komandant i sigurisë në Brigadën e Zvornikut, më pas transportuan robërit në një fushë afër , ku personeli, duke përfshirë pjesëtarët e Batalionit të 4-të të Brigadës së Zvornikut, i ekzekutoi ata me armë automatike.

Në aktgjykimet e ndërlidhura, GJPNJ-ja gjeti Radislav Krstic-in, zëvendës komandant dhe shef i Shtabit të Korpusit të Drinës të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, fajtor për gjenocid ndaj Boshnjakëve nga Srebrenica – vendim ky i parë i GJPNJ-së që përcakton se masakrat e Srebrenicës përbënin gjenocid. Krstic u dënua me 46 vjet burg, megjithëse dënimi u shkurtua më pas në 35 vjet.

GJPNJ-ja gjeti gjithashtu që Ljubisa Beara-s, shef i sigurisë i Shtabit Kryesor të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, i ishte thënë të organizonte, të koordinonte dhe të lehtësonte ndalimin, transportimin, ekzekutimin pa gjykim dhe varrimin e viktimave boshnjake të vrara në Orahovac. Beara u ndihmua nga, ndër të tjerë, komandanti Vujadin Popovic, shef i sigurisë i Korpusit të Drinës të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, si dhe nga Nikolic dhe Trbic.

U gjet se Beara, Popovic, Nikolic dhe Trbic kishin kontrolluar, lehtësuar dhe mbikëqyrur ekzekutimet në Orahovac dhe GJPNJ-ja i dënoi ata për gjenocid. Vidoje Blagojevic, komandant i Brigadës së Bratunacit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, u dënua me 15 vjet burg për ndihmën dhe lejimin e vrasjes dhe persekutimit të boshnjakëve në zonën e Srebrenicës, si dhe për ndihmën dhe lejimin e vrasjes së boshnjakëve në Bratunac. Dragan Jokic, shefi i xhenios së Brigadës së Zvornikut të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, u dënua me nëntë vjet burg për vrasjet e boshnjakëve në Orahovac, në Fermën Ushtarake të Branjevës në Pilica dhe në Kozluk dhe për ofrimin e burimeve të xhenios dhe personelit për gërmimin e varreve masive për viktimat e ekzekutuara.

Sipas Institutit Federal për Personat e Zhdukur në Bosnjë dhe Hercegovinë, mbetjet mortore të 818 boshnjakëve nga Srebrenica u zbuluan në shtatë vendvarrime dytësore në Rrugën Hodzici.

Budak 2

Varri masiv Budak 2 gjendet në fshatin Potocari, gjashtë kilometra në veriperëndim të qytetit të Srebrenicës në Bosnjën lindore dhe në afërsi të vendvarrimit Budak 1. Varri u zhvarros në qershor dhe korrik 2007 nga Komisioni Federal i Bosnjës për Personat e Zhdukur, nën monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur. Gjatë zhvarrimit, u gjetën mbetjet mortore të 49 personave, shumica e të cilëve ishin viktima të gjenocidit të Srebrenicës në korrik 1995.

Budak 2 është një varr masiv dytësor, një nga shumë në zonën e fshatit Potocari. Bazuar në mostrat e ADN-së të marra nga mbetjet mortore, mostrat e dheut dhe polenit, si dhe gëzhojat e mbledhura në varret masive dhe në vendet e ekzekutimit, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugoslvinë (GJPNJ) vendosi lidhjen ndërmjet këtij varri dytësor dhe varrit masiv parësor Glogova 1, që gjendet në largësi prej 10.5 kilometra.

Glogova 1 fillimisht përmbante shumë mbetje mortore të tjera, por në një operacion pasues të mbulimit të krimit nga forcat serbe të Bosnjës në vjeshtën e vitit 1995, trupat u transportuan nga atje në vendet e tjera të varrimit, duke përfshirë lokacionin Budak 1, sipas Institutit Boshnjak për Personat e Zhdukur. Operacioni për të fshehur krimet u përshkrua GJPNJ-ja si “një përpjekje e organizuar dhe gjithëpërfshirëse…për të fshehur ekzekutimet duke zhvarrosur trupat nga varret masive parësore dhe duke i rivarrosur në varre dytësore”.

GJPNJ-ja vendosi që varret masive dytësore në zonën e fshatit Potocari jo vetëm që janë të lidhura me varret masive parësore, por gjithashtu janë të ndërlidhura në nivele të ndryshme. Në rastin e vendvarrimit Budak 2, mbetjet mortore të disa individëve të gjetur atje, u gjetën gjithashtu në varre të tjera përveç lokacionit kryesor në Glogova 1: në Zeleni Jadar 4, Zeleni Jadar 5 dhe Zeleni Jadar 6. Disa nga viktimat, mbetjet mortore të të cilave fillimisht u varrosën në Glogova 1 dhe më pas u gërmuan nga forcat serbe të Bosnjës dhe u rivarrosën në Budak 1 si pjesë e një përpjekjeje për të mbuluar krimin, u rivarrosën përsëri në Budak 2.

Shumica e mbetjeve mortore të gjetura në varrin masiv Budak 2 ishin të viktimave që ishin qëlluar për vdekje në një fermë në Kravica, ku më 13 korrik 1995, ushtarët serbë të Bosnjës ekzekutuan 1,313 burra boshnjakë nga Srebrenica. Armë automatike, bomba dore dhe armë të tjera u përdorën për të vrarë burrat brenda në depo.

Sot, varri masiv Budak 2, që gjendet në një livadh pranë një rruge, është i pashënuar. Në vitin 2011, disa duzina metra larg vendvarrimeve Budak 1 dhe Budak 2, serbët vendas filluan ndërtimin e një kishe ortodokse. Kjo krijoi tensione me popullsinë vendase boshnjake, por kisha u ndërtua dhe u shenjtërua tre vjet më vonë.

Deri më tani, GJPNJ-ja dhe gjykatat vendore në Ballkan kanë dënuar gjithsej 47 persona me më shumë se 700 vjet burg, plus katër dënime me burgim të përjetshëm, për krimet në Srebrenicë.