Rruga Hodzici 7 (i njohur edhe si Snagovo 3) është një varr masiv dytësor, afër fshatit Snagovo, rreth 17 kilometra në veriperëndim të qytetit të Zvornikut. Një total prej 230 mbetjesh njerëzore u zhvarrosën nga varri, ndërsa 110 u identifikuan. Një total prej 111 mbetjesh mortore u zhvarrosën nga ky varr. Ka shtatë varre masive të njohur në zonë, të quajtur Rruga Hodzici, që të gjithë varre dytësore.
Rruga Hodzici 7, i cili u quajt Snagovo 2 nga Komisioni Federal i Bosnjës për Personat e Zhdukur, u zhvarros në tetor dhe nëntor 2005. Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur monitoroi procesin dhe analiza e ADN-së të kryera nga ai treguan lidhje midis këtij varri sekondar dhe varrit primar të trazuar të quajtur Lazete 2 (i njohur gjithashtu si Orahovac 2). Një raport mjeko-ligjor nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë mbi zhvarrosjet që kanë lidhje me Srebrenicën tha se kjo nënkuptonte se eshtrat e një individi u gjetën në të paktën dy varre të ndryshëm.
Hetimi gjithashtu tregoi lidhjet e ADN-së midis këtij vendi dhe Rrugës Hodzici 1 (i njohur edhe si Snagovo 4) dhe Rrugës Hodzici 6 (Snagovo 1). Kjo tregon se mbetjet mortore u gërmuan në varrin masiv primar Lazete 2 dhe më pas u transferuan në Rrugën Hodzici, rreth 10 kilometra larg.
Varri mbetet i pashënuar, pranë një rruge fshati, i rrethuar nga pyje.
Vendimet e GJPNJ-së zbuluan se burrat boshnjakë të kapur në Srebrenicë u transportuan më 14 korrik 1995 në një shkollë në fshatin Orahovac. Pasditen e asaj dite, personeli i Brigadës së Zvornikut të Ushtrisë Serbe të Bosnjës nën mbikëqyrjen e Drago Nikoliç, një oficer sigurie me Brigadën e Zvornikut të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, dhe Milorad Trbiç, Ndihmës Komandant për Sigurinë me Brigadën e Zvornikut, më pas i transportuan robërit në një fushë aty afër , ku personeli, përfshirë anëtarët e Batalionit të 4-të të Brigadës së Zvornikut, i ekzekutoi ata me armë automatike.
Në vendimet në lidhje me këtë çështje, dhoma gjyqësore e GJPNJ-së gjeti Radislav Krstiçin, zv/komandant dhe shef i shtabit i Korpusit Drina të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, fajtor për gjenocid ndaj boshnjakëve nga Srebrenica – vendimi i saj i parë që përcakton se masakrat e Srebrenicës përbënin gjenocid. Krstiç u dënua me 46 vjet burg, edhe pse dënimi më pas iu reduktua në 35 vjet burg.
GJPNJ-ja gjeti gjithashtu që Ljubisa Bearas, shefit të sigurimit i Shtabit Kryesor të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, iu kërkua të organizonte, koordinonte dhe lehtësonte ndalimin, transportimin, ekzekutimin përmbledhës dhe varrosjen e viktimave boshnjake të vrara në Orahovac. Beara u ndihmua nga, ndër të tjera, komandanti Vujadin Popoviç, Shefi i Sigurimit i Korpusit të Drina të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, si dhe Nikoliç dhe Trbiç.
Beara, Popoviç, Nikoliç dhe Trbiç u gjet se kishin mbikëqyrur dhe ndihmuar ekzekutimet në Orahovac dhe GJPNJ-ja i dënoi ata për gjenocid. Vidoje Blagojeviç, komandant i Brigadës së Bratunacit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, u dënua me 15 vjet burg për asistim dhe ndihmë në vrasjen dhe persekutimin e boshnjakëve në zonën e Srebrenicës, si dhe asistim dhe mbështetje të vrasjes së boshnjakëve në Bratunac. Dragan Jokiç, shefi inxhinierik i Brigadës së Zvornikut të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, u dënua me nëntë vjet burg për vrasjet e boshnjakëve në Orahovac, në Fermën Ushtarake Branjevo në Pilica dhe në Kozluk, dhe për sigurimin e burimeve inxhinierike dhe personelit të nevojshëm për gërmimin e varreve masive për viktimat e ekzekutuara.
Sipas Institutit Federal për Personat e Zhdukur në Bosnjë dhe Hercegovinë, eshtrat e 818 boshnjakëve nga Srebrenica u zbuluan në shtatë varre dytësore në zonën e Snagovos.