Rruga Hodzici 3

Varri masiv Rruga Hodzici 3 është një nga shtatë që u gjetën përgjatë një rruge afër fshatit Hozdici në Bosnjën dhe Hercegovinën lindore. Ai u zbulua nga trupat nga Forca e Stabilizimit (SFOR) e NATO-s në maj 1998, ndërsa personeli po bënte riparime në rrugë.

Zhvarrosja e vendvarrimit u krye nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (GJPNJ) dhe si rezultat u identifikuan 40 persona, që të gjithë të vrarë gjatë rënies së qytetit të Srebrenicës në korrik 1995.

Varri masiv Rruga Hodzici 3 është i pashënuar dhe shtrihet në anën e djathtë të një rrugice që lidh fshatin Hodzici me qytetin e Zvornikut.

Ekipi mjeko-ligjor i GJPNJ-së gjeti 16 mjete për lidhjen e syve në këtë vendvarrim. Të paktën 20 persona që ishin varrosur atje vdiqën nga plagët e shkaktuara me armë zjarri. Në lokacion u gjetën vetëm trupa të meshkujve.

Analiza e GJPNJ-së tregoi gjithashtu se Rruga Hodzici 3 është një varr masiv dytësor dhe trupat e gjetur atje mund të lidhen me varrin masiv parësor Lazete 2.

Burrat boshnjakë që ishin kapur pas rënies së Srebrenicës u transportuan më 14 korrik 1995 në shkollën Grbavci në fshatin Orahovac, pastaj u vranë dhe u varrosën në fushat e njohura si Lazete. Analiza kriminalistike e mostrave të dheut/polenit, provat dhe imazhet ajrore të datave të krijimit dhe  trazimit, zbuluan më tej se trupat nga varret Lazete 1 dhe Lazete 2 u gërmuan dhe u rivarrosën në varret dytësore përgjatë Rrugës Hodzici.

Deri më tani, GJPNJ-ja dhe gjykatat vendore në Ballkan kanë dënuar gjithsej 47 persona me më shumë se 700 vjet burg, plus pesë dënime me burgim të përjetshëm, për krimet në Srebrenicë.

Rruga Hodzici 1 (Snagovo 4)

Rruga Hodzici 1 është një varr masiv dytësor, që gjendet në fshatin Snagovo, rreth 17 kilometra në veriperëndim të qytetit të Zvornikut në Bosnjë. Varri u gjet fillimisht nga trupat e NATO-s nga Forca e Stabilizimit (SFOR) në Bosnjë dhe Herzegovinë në 1998, ndërsa po devijonin rrugën rreth një rrëshqitjeje të tokës. Në këtë zonë gjenden gjithsej shtatë varre masive të ditura, që të gjitha lokacione dytësore.

Vendvarrimi u emërtua Rruga Hodzici 1 sepse është gjithashtu afër fshatit Hodzici. 

Vendvarrimi mbetet i pashënuar dhe shtrihet pranë rrugës që të çon në Hodzici.

Megjithëse u zbulua fillimisht nga SFOR-i dhe hetuesit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, zhvarrimi u krye në 2006 nga Instituti i Bosnjës për Personat e Zhdukur. Lokacioni njihet gjithashtu si Snagovo 4.

Zhvarrimi në nëntor 2006 rezultoi me identifikimin e mbetjeve mortore të 90 personave. Të gjitha viktimat besohet të kenë qenë boshnjakë të vrarë nga forcat serbe të Bosnjës pas rënies së Srebrenicës në korrik 1995.

Analiza e ADN-së e kryer nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur gjeti lidhje mes këtij vendvarrimi dytësor dhe vendvarrimit parësor Lazete 2. Sipas raportit mjeko-ligjor të GJPNJ-së mbi zhvarrimet në Srebrenicë, kjo do të thotë që mbetjet mortore të një individi u gjetën në të paktën dy varre të ndryshme. Raporti thotë se mbetjet mortore u gërmuan nga varri masiv parësor Lazete 2 dhe pastaj u transferuan në Rrugën Hodzici, rreth 10 kilometra larg.

Burrat boshnjakë që ishin kapur u transportuan më 14 korrik 1995 në shkollën Grbavci në fshatin Orahovac, pastaj u vranë dhe u varrosën në fushat e njohura si Lazete. Analiza kriminalistike e mostrave të dheut/polenit, provat dhe imazhet ajrore të datave të krijimit dhe  trazimit, zbuluan më tej se trupat nga varret Lazete 1 dhe Lazete 2 u gërmuan dhe u rivarrosën në varret dytësore përgjatë Rrugës Hodzici.

Deri më tani, GJPNJ-ja dhe gjykatat vendore në Ballkan kanë dënuar gjithsej 47 persona me më shumë se 700 vjet burg, plus pesë dënime me burgim të përjetshëm, për krimet në Srebrenicë.

Rruga Cancari 13

Varri masiv Rruga Cancari 13 gjendet në fshatin Kamenica në Bosnjën dhe Hercegovinën lindore, afër qytetit të Zvornikut.

Rruga është bërë e njohur si Lugina e Vdekjes, pasi përgjatë kësaj rruge janë gjetur 13 varre masive nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (GJPNJ) dhe Instituti i Bosnjës për Personat e Zhdukur.

Ky vendvarrim shtrihet pranë shtëpive të fshatit dhe është i shënuar me një pllakë përkujtimore.

Zhvarrimi i kryer nga Instituti i Bosnjës për Personat e Zhdukur në tetor 2002 zbuloi mbetjet mortore të 61 personave, që të gjithë të vrarë pasi qyteti i Srebrenicës ra në duart e Ushtrisë Serbe të Bosnjës në korrik 1995.

Trupat u rivarrosën në varrin masiv Rruga Cancari 13 në vjeshtën e 1995, pasi ishin gërmuar në një përpjekje për të mbuluar vrasjet. Ata ishin varrosur fillimisht pranë vendeve të ekzekutimit në Srebrenica, Pilica, Kozluk, Bratunac dhe Zvornik, në ditët pas 15 korrikut 1995. Dy muaj më vonë, forcat serbe të Bosnjës u urdhëruan të heqin trupat dhe t’i rivarrosin në vende më të largëta dhe më të vështira për t’u gjetur.

Deri më tani, GJPNJ-ja dhe gjykatat vendore në Ballkan kanë dënuar gjithsej 47 persona me më shumë se 700 vjet burg, plus pesë dënime me burgim të përjetshëm, për krimet dhe operacionet e mbulimit të krimeve në Srebrenicë.

Rruga Cancari 8

Varri masiv i Rrugës Cancari 8 shtrihet në një luginë në fshatin Kamenica, rreth dhjetë kilometra në veri të qytetit të Zvornikut në Bosnjën dhe Hercegovinën lindore. Është një nga 13 varret masive dytësore të gjetura përgjatë rrugës së fshatit, të gjitha të lidhura me vrasjet e boshnjakëve pas rënies së Srebrenicës në 1995.

Vendvarrimi qëndron i pashënuar, pranë rrugës së fshatit dhe një përroi të vogël.

Rruga Cancari 8 u zbulua fillimisht në 1998 nga hetuesit dhe antropologët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, por u zhvarros vetëm dhjetë vjet më vonë nga Instituti i Bosnjës për Personat e Zhdukur.

Zhvarrimi u krye në tetor dhe nëntor 2008 dhe u identifikuan mbetjet mortore të 51 personave.

Analiza e ADN-së e mbetjeve mortore zbuloi se disa pjesë të trupit i përkisnin Esad Bektic, mbetjet e pjesshme të të cilit u gjetën gjithashtu në një varr masiv në Branjevo. Besohet se shumë viktima të Srebrenicës u vranë fillimisht në Branjevo në korrik 1995, u varrosën atje dhe më pas u gërmuan përsëri në vjeshtë dhe u rivarrosën përgjatë Rrugës Cancari.

Pas rënies së Srebrenicës në duart e forcave serbe të Bosnjës, boshnjakët e kapur u sollën me autobusë në Fermën Ushtarake në Branjevo për ekzekutim. Të mbijetuarit përshkruan se u çuan në grupe në një livadh plot me kufoma dhe iu tha të kthejnë shpinën. Më 16 korrik 1995, ushtarët në Fermën Ushtarake në Branjevo u urdhëruan të shkonin rreth pesë kilometra në lindje në Qendrën Kulturore në Pilica për të vrarë rreth 500 boshnjakë që po mbaheshin në ndalim atje. Qitje me armë zjarri dhe shpërthime gjithashtu mund të dëgjoheshin atë pasdite në vetë Pilica, e që vinin nga drejtimi i Qendrës Kulturore. Askush nuk i mbijetoi ekzekutimit. Brenda Qendrës Kulturore në Pilica u përshkrua se kishte kufoma “të grumbulluara njëra mbi tjetrën, që qëndronin aty të shpërndara në të gjithë hapësirën”. Trupat – dy prej të cilëve ishin të femrave – u varrosën më pas në Fermën Ushtarake në Branjevo. Të gjitha viktimat ishin veshur me rroba civile.

Deri më tani, GJPNJ-ja dhe gjykatat vendore në Ballkan kanë dënuar gjithsej 47 persona me më shumë se 700 vjet burg, plus pesë dënime me burgim të përjetshëm, për krimet në Srebrenicë.

Nova Kasaba 99

Ky varr masiv në Nova Kasaba njihet si Nova Kasaba 99, si referim për vitin 1999, kur vendvarrimi u zbulua nga hetuesit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (GJPNJ).

Varri u gërmua nga të njëjtët individë të cilët gjithashtu gërmuan një varr tjetër në afërsi që u gjet në 1996 dhe njihet si Nova Kasaba 96.

Nova Kasaba 99 është një varr masiv parësor. Gjithsej 53 trupa që u gjetën atje janë identifikuar, të gjithë të lidhur me vrasjet e boshnjakëve nga Srebrenica në korrik 1995.

Varri nuk është i shënuar dhe shtrihet ngjitur me rrugën në fshatin Nova Kasaba.

Varri masiv përbëhet nga katër pjesë, por hetuesit vlerësuan se ishte një varr i vetëm, sepse gropat janë aq afër njëra-tjetrës.

Në asnjë nga pjesët e varrit nuk u gjetën shenja të mbylljes së syve ose lidhjes së duarve. Pothuajse 80 për qind e atyre që u gjetën kishin vdekur nga plagë të shumta të shkaktuara me armë zjarri. Mosha e viktimave shkon nga 13 deri në 85 vjeç.

Lokacionet e varreve masive në këtë zonë morën vëmendjen në të gjithë botën kur ambasadorja amerikane Madeleine Albright tregoi tetë fotografi të tyre në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në këto fotografi satelitore dhe ajrore amerikane të bëra rreth datës 13-14 korrik 1995 shihej një fushë futbolli e mbushur plot e përplot me njerëz në zonën e qytezës Nova Kasaba. Disa ditë më vonë, në fotografitë e bëra nga avionët U2 shihej stadiumi i zbrazët, me katër ngastra toke të sapo gërmuara dhe gjurmë kamionësh në një fushë në afërsi.

“Arsyet [pse SHBA-ja dyshon se ka varre masive] janë të pesëfishta. Së pari, toka e trazuar rishtazi, aty ku dihej se ndodheshin refugjatët. Gjurmët e automjeteve të rënda ishin atje më parë. Nuk ka asnjë arsye të dukshme ushtarake, industriale ose bujqësore për gjurmët ose tokën e trazuar. Ka shumë tregime konfirmuese nga refugjatët. Dhe nuk ka bimësi në këtë lokacion,” tha John Shattuck, ndihmës sekretari amerikan i shtetit për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe punën. Një vit më vonë, në 1996, u gjet i ashtuquajturi varr Nova Kasaba 96.

Trupat e gjetur në Nova Kasaba ishin kryesisht të burrave boshnjakë nga Srebrenica që u vranë në fushën e futbollit dhe në një shkollë aty afër në korrik 1995.

Deri më tani, GJPNJ-ja dhe gjykatat vendore në Ballkan kanë dënuar gjithsej 47 persona me më shumë se 700 vjet burg, plus katër dënime me burgim të përjetshëm, për krimet në Srebrenicë.

Rruga Cancari 1

Varri i Rrugës Cancari 1 është një nga 13 vendvarrimet që u gjetën përgjatë rrugës mes qytetit të Zvornikut dhe fshatit Kamenica në Bosnjën dhe Hercegovinën lindore.

Vendvarrimi u zbulua fillimisht në 1998 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (GJPNJ) dhe krye-arkeologu i saj, Profesor Richard Wright. Mirëpo, mbetjet mortore u zhvarrosën vetëm dhjetë vjet më vonë nga Instituti i Bosnjës për Personat e Zhdukur. Zhvarrimi i kryer në korrik 2009 rezultoi me trupat e 53 personave. Instituti për Personat e Zhdukur gjithashtu riemërtoi vendvarrimin me Kamenica 14.

Varri masiv është i pashënuar, në anën e djathtë të rrugës ndërmjet një livadhi dhe një lumi.

Shumica e viktimave mbetjet mortore të të cilave u gjetën u vranë pas rënies së Srebrenicës në korrik 1995. Vendvarrimi i Rrugës Cancari 1, si të gjitha lokacionet e tjera përreth fshatit Kamenica, është një varr masiv dytësor.

Hetimi i kryer nga GJPNJ-ja përcaktoi se personat e gjetur në lokacionin Rruga Cancari 1 u vranë në korrik 1995 në qytezën Kozluk që gjendet në afërsi, u varrosën atje dhe më vonë u rivarrosën në Kamenica.

Pas ekzekutimeve, viktimat e vrara në Kozluk u mbuluan me dhe, në vend se të varroseshin në gropa. Ata u gjetën të veshur me rroba civile. Mijëra shishe qelqi me ngjyrë të gjelbër të thyera ishin hedhur përpara se të ndodhte ekzekutimi, si dhe etiketa nga fabrika për mbushjen e ujit dhe pijeve freskuese Vitinka, dhe ky ishte një nga faktorët që ndihmoi për të lidhur varrin masiv parësor në Kozluk me varret masive dytësore në Rrugën Cancari 1, Rrugën Cancari 2, Rrugën Cancari 3, Rrugën Cancari 7 dhe Rrugën Cancari 13, si dhe analiza e ADN-së, analiza e dheut dhe numri i madh i trupave me sy dhe duar të lidhura.

Deri më tani, GJPNJ-ja dhe gjykatat vendore në Ballkan kanë dënuar gjithsej 47 persona me më shumë se 700 vjet burg, plus katër dënime me burgim të përjetshëm, për krimet në Srebrenicë.

Liplje 2

Liplje 1 është një varr masiv dytësor në fshatin Liplje, tetë kilometra në jugperëndim të qytetit të Zvornikut. Vendi u zhvarros në gusht 1998 nga një ekip nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. U gjetën mbetjet mortore të 191 personave; 163 u identifikuan.

Analiza e ADN-së gjithashtu tregoi lidhjet midis këtij varri dytësor  dhe një varri parësor të trazuar në Digën Petkovci. Një raport mjeko-ligjor nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, GJPNJ, mbi zhvarrosjet e Srebrenicës tha se kjo do të thotë se eshtrat e një individi u gjetën në të paktën dy varre të ndryshëm. Hetimi gjithashtu tregoi lidhjet e ADN-së midis këtij vendi dhe katër varreve të tjerë në të njëjtën zonë. Kjo tregon se mbetjet mortore që u gërmuan dhe u hoqën nga varri masiv primar në Digën Petkovci u transportuan në Liplje, 20 kilometra larg.

Vendi ndodhet pranë një lëndine, rrethuar nga disa shtëpi dhe një urë e vogël dhe është pranë varrit Liplje 1. Pranë varrit janë dy pllaka përkujtimore, njëra për boshnjakët që u mbajtën në një kmap ndalimi në fshat në vitin 1992 dhe një tjetër në nder të personave që u vranë në fshatrat Snagovo, Liplje, Josanica, Sumari, Sultanovici dhe Novo Selo në periudhën nga viti 1992 deri në 1995. Vetë varri mbetet i pashënuar.

Më 14 korrik 1995, personeli i ushtrisë dhe policisë serbe të Bosnjës transportoi afërsisht 1,000 burra boshnjakë nga Srebrenica nga vendet e paraburgimit në dhe rreth Bratunacit në një shkollë në Petkovci, dhjetë kilometra nga Zvorniku. Më 14 korrik 1995 dhe në orët e para të mëngjesit të 15 korrikut, trupat dhe policia serbe e Bosnjës sulmuan dhe pushkatuan burrat që mbaheshin në shkollë.

Rreth 14 korrikut 1995 dhe në orët e para të mëngjesit të 15 korrikut, personeli nga Brigada e Zvornikut e Ushtrisë Serbe të Bosnjës, duke përfshirë shoferë dhe kamionë nga Batalioni i Gjashtë i Këmbësorisë, i transportuan burrat boshnjakë të mbijetuar nga shkolla në Petkovci në një zonë poshtë Digës Petkovci. Ata më pas u ekzekutuan nga ushtarët dhe policia e Ushtrisë Serbe të Bosnjës me armë automatike. Në mëngjesin e 15 korrikut, personeli nga Toga Inxhinierike e Brigadës së Zvornikut, duke punuar me individë dhe njësi të tjera, përdori ekskavatorë dhe pajisje të tjera të rënda për të varrosur viktimat ndërsa ekzekutimet vazhdonin.

Një burrë që u fsheh poshtë trupave të pajetë për të shmangur ekzekutimin në digë tha në gjyqin e ish-gjeneralit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës Ratko Mlladiç në GJPNJ se kur ai u soll në Petkovci, fusha nën digë ishte “tashmë e mbuluar me trupa të pajetë”. Dëshmitari, i cili dëshmoi me emrin e koduar RM-253, tha se ai u rrëzua përtokë që në momentin që ushtarët hapën zjarr mbi grupin e tij dhe e fshehu kokën nën këmbët e disa të burgosurve që tashmë kishin vdekur, duke shpresuar se do të mbijetonte.

Ndërsa RM-253 dhe një i mbijetuar tjetër ishin fshehur, ata panë “një kamion i cili po mblidhte trupat dhe po i ngarkonte ata mbi një traktor, i cili më pas i transportoi ata larg nga fusha e vrasjes”.

Deri më tani, GJPNJ-ja dhe gjykatat vendore në Ballkan kanë dënuar gjithsej 47 persona me më shumë se 700 vjet burg, plus katër dënime me burgim të përjetshëm, për krimet e Srebrenicës.

Liplje 4

Liplje 4 është një varr masiv dytësor në fshatin Liplje, tetë kilometra në jugperëndim të qytetit të Zvornikut. Vendi u zhvarros në tetor dhe nëntor 2001 nga Komisioni Federal i Bosnjës për Personat e Zhdukur. U gjetën mbetjet mortore të 305 personave; 269 u identifikuan.

Analiza e ADN-së gjithashtu tregoi lidhjet midis këtij varri dytësor  dhe një varri parësor të trazuar në Digën Petkovci. Një raport mjeko-ligjor nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, GJPNJ, mbi zhvarrosjet e Srebrenicës tha se kjo do të thotë se eshtrat e një individi u gjetën në të paktën dy varre të ndryshëm. Hetimi gjithashtu tregoi lidhjet e ADN-së midis këtij varri dhe katër varreve të tjerë në të njëjtën zonë. Kjo tregon se mbetjet mortore që u gërmuan dhe u hoqën nga varri masiv primar në Digën Petkovci u transportuan në Liplje, 20 kilometra larg.

Vendi ndodhet pranë një lëndine, pranë një rruge dhe një shtëpie që u shkatërrua gjatë luftës. Varri mbetet i pashënuar.

Më 14 korrik 1995, personeli i ushtrisë dhe policisë serbe të Bosnjës transportoi afërsisht 1,000 burra boshnjakë nga Srebrenica nga vendet e paraburgimit në dhe rreth Bratunacit në një shkollë në Petkovci, dhjetë kilometra nga Zvorniku. Më 14 korrik 1995 dhe në orët e para të mëngjesit të 15 korrikut, trupat dhe policia serbe e Bosnjës sulmuan dhe pushkatuan burrat që mbaheshin në shkollë.

Rreth 14 korrikut 1995 dhe në orët e para të mëngjesit të 15 korrikut, personeli nga Brigada e Zvornikut e Ushtrisë Serbe të Bosnjës, duke përfshirë shoferë dhe kamionë nga Batalioni i Gjashtë i Këmbësorisë, i transportuan burrat boshnjakë të mbijetuar nga shkolla në Petkovci në një zonë poshtë Digës Petkovci. Ata më pas u ekzekutuan nga ushtarët dhe policia e Ushtrisë Serbe të Bosnjës me armë automatike. Në mëngjesin e 15 korrikut, personeli nga Toga Inxhinierike e Brigadës së Zvornikut, duke punuar me individë dhe njësi të tjera, përdori ekskavatorë dhe pajisje të tjera të rënda për të varrosur viktimat ndërsa ekzekutimet vazhdonin.

Një burrë që u fsheh poshtë trupave të pajetë për të shmangur ekzekutimin në digë tha në gjyqin e ish-gjeneralit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës Ratko Mlladiç në GJPNJ se kur ai u soll në Petkovci, fusha nën digë ishte “tashmë e mbuluar me trupa të pajetë”. Dëshmitari, i cili dëshmoi me emrin e koduar RM-253, tha se ai u rrëzua përtokë që në momentin që ushtarët hapën zjarr mbi grupin e tij dhe e fshehu kokën nën këmbët e disa të burgosurve që tashmë kishin vdekur, duke shpresuar se do të mbijetonte.

Ndërsa RM-253 dhe një i mbijetuar tjetër ishin fshehur, ata panë “një kamion i cili po mblidhte trupat dhe po i ngarkonte ata mbi një traktor, i cili më pas i transportoi ata larg nga fusha e vrasjes”.

Deri më tani, GJPNJ-ja dhe gjykatat vendore në Ballkan kanë dënuar gjithsej 47 persona me më shumë se 700 vjet burg, plus katër dënime me burgim të përjetshëm, për krimet e Srebrenicës.

Liplje 7

Liplje 7 është një varr masiv dytësor në fshatin Liplje, tetë kilometra në jugperëndim të qytetit të Zvornikut. Vendi u zhvarros në shtator dhe tetor 2005 nga Komisioni Federal i Bosnjës për Personat e Zhdukur. U gjetën mbetjet mortore të 482 personave; 113 u identifikuan.

Analiza e ADN-së gjithashtu tregoi lidhjet midis këtij varri dytësor  dhe një varri parësor të trazuar në Digën Petkovci. Një raport mjeko-ligjor nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, GJPNJ, mbi zhvarrosjet e Srebrenicës tha se kjo do të thotë se eshtrat e një individi u gjetën në të paktën dy varre të ndryshëm. Hetimi gjithashtu tregoi lidhjet e ADN-së midis këtij varri dhe katër varreve të tjerë në të njëjtën zonë. Kjo tregon se mbetjet mortore që u gërmuan dhe u hoqën nga varri masiv primar në Digën Petkovci u transportuan në Liplje, 20 kilometra larg.

Vendi ndodhet pranë një rruge, 500 metra nga varri masiv Liplje 1. Vendi është i rrethuar nga disa shtëpi dhe pemë.

Më 14 korrik 1995, personeli i ushtrisë dhe policisë serbe të Bosnjës transportoi afërsisht 1,000 burra boshnjakë nga Srebrenica nga vendet e paraburgimit në dhe rreth Bratunacit në një shkollë në Petkovci, dhjetë kilometra nga Zvorniku. Më 14 korrik 1995 dhe në orët e para të mëngjesit të 15 korrikut, trupat dhe policia serbe e Bosnjës sulmuan dhe pushkatuan burrat që mbaheshin në shkollë.

Rreth 14 korrikut 1995 dhe në orët e para të mëngjesit të 15 korrikut, personeli nga Brigada e Zvornikut e Ushtrisë Serbe të Bosnjës, duke përfshirë shoferë dhe kamionë nga Batalioni i Gjashtë i Këmbësorisë, i transportuan burrat boshnjakë të mbijetuar nga shkolla në Petkovci në një zonë poshtë Digës Petkovci. Ata më pas u ekzekutuan nga ushtarët dhe policia e Ushtrisë Serbe të Bosnjës me armë automatike. Në mëngjesin e 15 korrikut, personeli nga Toga Inxhinierike e Brigadës së Zvornikut, duke punuar me individë dhe njësi të tjera, përdori ekskavatorë dhe pajisje të tjera të rënda për të varrosur viktimat ndërsa ekzekutimet vazhdonin.

Një burrë që u fsheh poshtë trupave të pajetë për të shmangur ekzekutimin në digë tha në gjyqin e ish-gjeneralit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës Ratko Mlladiç në GJPNJ se kur ai u soll në Petkovci, fusha nën digë ishte “tashmë e mbuluar me trupa të pajetë”. Dëshmitari, i cili dëshmoi me emrin e koduar RM-253, tha se ai u rrëzua përtokë që në momentin që ushtarët hapën zjarr mbi grupin e tij dhe e fshehu kokën nën këmbët e disa të burgosurve që tashmë kishin vdekur, duke shpresuar se do të mbijetonte.

Ndërsa RM-253 dhe një i mbijetuar tjetër ishin fshehur, ata panë “një kamion i cili po mblidhte trupat dhe po i ngarkonte ata mbi një traktor, i cili më pas i transportoi ata larg nga fusha e vrasjes”.

Deri më tani, GJPNJ-ja dhe gjykatat vendore në Ballkan kanë dënuar gjithsej 47 persona me më shumë se 700 vjet burg, plus katër dënime me burgim të përjetshëm, për krimet e Srebrenicës.

Rruga Cancari 5

Rruga Cancari 5 është një nga varret më të mëdha klandestine që gjendet afër lumit Kamenica në komunën e Zvornikut në verilindje të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Aty u gjetën mbetjet mortore të 506 njerëzve, shumica prej tyre meshkuj, në zhvarrosjen e kryer nga gushti deri në tetor 2002 nga Instituti Boshnjak për Personat e Zhdukur, i ndihmuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Varri masiv ndodhet në anën e djathtë të rrugës që kalon përmes fshatit Donja Kamenica. Ai është në një fushë të madhe me bar me një shtëpi të braktisur afër. Ai është gjithashtu një nga varret e pakta masive në vend që është shënuar me një gur të vogël varri që rendit numrin e viktimave dhe vitin kur ata u vranë.

Shumica e viktimave të varrosura në Rrugën Cancari 5 janë boshnjakë nga Srebrenica të cilët u vranë në korrik 1995 nga forcat serbe të Bosnjës.

Rruga Cancari 5 është gjithashtu një varr masiv dytësor. Disa trupa të boshnjakëve nga Srebrenica fillimisht u varrosën afër vendeve të ekzekutimit në komunat e Zvornikut dhe Braunacit, por më pas u gërmuan përsëri dhe u çuan nga Ushtria Serbe e Bosnjës në vende më të largëta. Në kohën e operacionit të fshehjes së krimit, zona përreth Kamenicës ishte braktisur, pasi shumica e boshnjakëve që jetonin atje para luftës ishin vrarë ose dëbuar. Sidoqoftë, pas përfundimit të luftës në nëntor 1995, refugjatët boshnjakë filluan të ktheheshin dhe të rindërtonin shtëpitë e tyre dhe ata ishin të parët që ngritën alarmin për mbetjet njerëzore që gjetën në oborret dhe fushat e tyre.

Deri më tani, GJPNJ-ja dhe gjykatat vendore në Ballkan kanë dënuar gjithsej 47 persona me më shumë se 700 vjet burg, plus katër dënime me burgim të përjetshëm, për krimet e Srebrenicës.